I nxori dokumentin e lejes, Rama i përgjigjet Shehajt: Ballisti i foltores nuk njeh ligjin!

by admin
Spread the love

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të deputetit demokrat Agron Shehaj, i cili pretendon se po sulmohet nga qeveria për shkak të bllokimit të biznesit të tij, pasi gjendet brenda një pallati të sekuestruar në Tiranë.

Rama thotë se Shehaj nuk njeh ligjet, pasi nuk mund të bëjë biznes në një pallat që s’ka leje shfrytëzimi. Reagimi i Ramës vjen në përgjigje të një dokumenti të publikuar nga Shehaj, i cili pretendoi se pallati ku ndodhet biznesi i tij, është pajisur me leje nga Bashkia.

Ballisti i foltores paska nxjerrë një kontratë qeraje duke treguar një leje ndërtimi, po nuk e njeh ligjin sepse në parlament flet për biznesin e tij, që nuk duhet ta fuste në një ndërtim të paligjshëm dhe duhet ta dinte që nuk bëhet biznes në një pallat që s’ka leje shfrytëzimi!

Sa për lejen e ndërtimit ajo është shkelur, pra është bërë nul nga vetë ndërtuesi, që duke tejkaluar edhe 10%-shin e tolerancës ligjore e ka bërë ndërtimin objekt të sekuestrimit sipas ligjit! Po s’ke ç’i bën, nga fshehjet në kotece tek futjet në pallate pa leje, zakon ballistash!

Ballisti i foltores paska nxjerrë një kontratë qeraje duke treguar një leje ndërtimi, po nuk e njeh ligjin sepse në parlament flet për biznesin e tij, që nuk duhet ta fuste në një ndërtim të paligjshëm dhe duhet ta dinte që nuk bëhet biznes në një pallat që s’ka leje shfrytëzimi!

You may also like