I nxehti përvëlues ndryshon mënyrën e të punuarit! Si ndryshojnë rregullat për të gjitha punët në ambiente zyrash dhe jashtë

by admin
Spread the love

Në fillim të këtij muaji, Organizata Botërore Meteorologjike regjistroi javën më të nxehtë të verës. Temperaturat përvëluese nuk janë ulur ende, pasi valët e të nxehtit vazhdojnë në Evropë, Amerikën e Veriut, Azi, Afrikën e Veriut dhe jo vetëm.

Ndërsa planeti ngrohet, njerëzit kanë “ngecur” sa i përket organizimit të jetës së tyre, në modelet e vjetëra të motit, atëherë kur i nxehti përvëlues zgjaste më pak ditë, thotë John P Abraham, një profesor i shkencave termike në Shkollën Inxhinierike të Universitetit të St Thomas, në SHBA.

“Ajo që dikur ishte një valë e të nxehtit 1 deri në 2 ditë, tani është 3 deri në 5 ditë. Njerëzit që mund të përballojnë një ose dy ditë nxehtësi të tepërt, do të kenë shumë më tepër probleme me kohëzgjatje më të gjata”- thotë ai.

Ndërsa shkencëtarët parashikojnë se ndryshimi i vazhdueshëm i klimës do të vazhdojë të rrisë temperaturat dhe të normalizojë valët e të nxehtit, mënyra se si jetojnë njerëzit po ndryshon. Dhe bashkë me këtë edhe mënyra se si punojnë. Punëtorët duhet të dinë se çfarë mund të ndodhë për ta nëse punojnë me orare të gjata në të nxehtë, dhe kompanitë gjithashtu duhet të ngrihen në këmbë për t’i mbrojtur ata.

Puna në zyra dhe ambientet e jashtme

Ndryshimet në vendin e punës në përgjithësi do të ndahen në dy kategori, thonë ekspertët.

E para janë mjediset e jashtme dhe jo të ftohta – të tilla si bujqësia ose prodhimi – në të cilat temperaturat e larta nuk kontrollohen. Në vitin 2022, një pastrues rrugësh në Madrid vdiq nga goditja për shkak të të nxehtit pasi punoi në temperatura ekstreme. Prandaj, akademikët thonë se disa nga ndryshimet më të mëdha ka të ngjarë të ndodhin në këto lloj mjedisesh pune, për të mbrojtur punëtorët.

“Të punosh jashtë në vapë do të kërkojë turne më të shkurtra me më shumë pushime dhe më shumë punë gjatë natës”- thotë Abraham.

Megjithatë, edhe pse ka të ngjarë që ky grup punëtorësh të pësojë një zhvendosje të orëve të punës vonë në mbrëmje, kjo qasje nuk është një kurë për të gjitha dhe ende paraqet rreziqe. Së pari, sqaron Abraham, temperaturat gjatë natës po ngrohen më shpejt se ato të ditës.

“Nëse punëtorët punojnë në vapë gjatë ditës, temperaturat e natës janë mjaft të nxehta sa trupi i tyre nuk mund të ftohet dhe ata do ta kenë shumë më të vështirë punën ditën tjetër”- shpjegon ai. Çështje të tjera të sigurisë, si të punuarit në errësirë, mund të paraqesin gjithashtu probleme.

Për punëtorët në mjedise jo të kontrolluara nga temperatura, Abraham beson se qendrat e ftohjes me ajër të kondicionuar do të bëhen më të zakonshme dhe punëdhënësit do të duhet të planifikojnë pauza për punëtorët për të qetësuar temperaturën e trupit të tyre mjaftueshëm sa për të punuar përsëri.

Punonjësit që punojnë brenda ose në mjedise të ftohta mund të jenë relativisht më të sigurt nga ekspozimi ndaj temperaturave ekstreme, por edhe ata gjithashtu duhet të presin ndryshime në rutinat e tyre të punës.

 “Angazhimet bashkëkohore të punës si puna në distancë, puna hibride që u lejon punonjësve fleksibilitet, javët katër-ditore (të punosh 4 ditë në javë), dhe gjashtë orë ditë pune në ditë në vend të 8 orëve, po provohen të jenë të dobishme në situatat e valëve të të nxehtit”- thotë Mansoor Soomro, një pedagog i lartë në qëndrueshmërinë dhe biznesin ndërkombëtar, udhëheqjen, menaxhimin dhe burimet njerëzore në Teesside University International Business School, të Britanisë së Madhe.

“Kjo redukton lëvizjen në punë, gjë që mund të zbrazë energjinë e punonjësve. Punonjësit gjithashtu mund të ndihen më rehat me të nxehtin në shtëpi falë veshjes joformale.”

Në të dy mjediset, disa punëtorë tashmë po i ndryshojnë oraret e tyre për të filluar më herët dhe për të përfunduar përpara se temperaturat të arrijnë kulmin në mesditë – diçka që Soomro parashikon se ka të ngjarë të shohim më shumë.


Top Channel

You may also like