I nxehti i “ferrit” për europianët – Shqip

by admin
Spread the love

Vapa mund të ndryshojë pushimet verore

Temperaturat mbi 40 gradë që më parë konsideroheshin kulmi i vapës, po shndërrohen në normalitetin e kësaj vere, duke zgjatur për më shumë se një javë. Banorët e Madridit, ashtu si edhe në vende të tjera të hemisferës veriore po përjetojnë temperatura çdo ditë e më të larta. 44 gradë arriti së fundi temperatura në kryeqytetin spanjoll dhe kjo nxehtësi është fare e pazakonte për banorët.

E tmerrshme, është shumë nxehtë. Për mua ishte nata më e nxehtë, që kam kaluar.

Po të mos kisha kondicioner do të kisha vdekur.

Ashtu si në Spanjë, edhe në Itali presin që temperaturat të rriten edhe më shumë, duke prekur 46 gradë. Kjo shqetëson jo vetëm banorët, por edhe turistët e shumtë në Romë, të cilët po mendojnë t’i bëjnë ndryshe llogaritë për pushimet e radhës, pasi çdo verë që vjen po bëhet më e nxehtë.

Kemi prenotuar që para një viti për të ardhur këtu, por nuk ma mori mendja se do ishte 40 gradë.

Vitin tjetër, pushimet do i bëjmë në Qershor. Është më freskët.

Ferr… me këtë vapë nuk punohet. Klientët vijnë vetëm për të pirë, jo për të ngrënë. Nuk po e ftohim dot ujin dhe pijet freskuese në frigorifer, pasi kërkohen shumë nga turistët.

Organizata Botërore e Meteorologjisë paralajmëron se kjo vapë mund të shtojë rrezikun e vdekjeve nga zemra. Vitin e kaluar vetëm në Europë përllogariten mbi 60 mijë viktima për shkaqe që lidhen me të nxehtin.

Tv Klan

 

 

You may also like