I moshuari theu xhamat e Kadastrës Mat se nuk “mori shërbim”, reagon Artan Lame: Nuk shërohet i sëmuri duke thyer termometrin

by admin
Spread the love

Drejtori i Kadastrës, Artan Lame, ka reaguar lidhur me rastin e denoncuar një ditë më parë nga “JOQ”, ku një qytetar, i moshuar, shihej teksa thyente xhamat e Kadasterës Mat me pretendimin se nga ky institucion nuk kishte marrë shërbim.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në “Facebook” të Kadastrës, Lame sqaron se qytetari identifikuar si shtetasi me ininciale H.R ka blerë një objekt nga dy qytetarë, mirëpo nuk ka blerë truallin. 80-vjeçari ka arritur me mënyrat e veta që ta regjistrojë këtë truall, por më pas me vendim Gjykate regjistrimi i truallit ka rezultuar i pavlefshëm dhe ka urdhëruar ZRPP-në të fshijë regjistrimin.

Lidhur me këtë vendim të Gjyaktës qytetari fajëson Kadastrën të cilët i bën përgjegjës për marrjen e truallit të tij.

Më tej drejtori thekson se Kadastra nuk është Gjykatë, por magazinë, e cila nëse vjen vendimi nga organet kopetente atëhere e vendos në zbatim.

Sipas Lames të thyesh me gurë xhamat e Kadastrës është njësoj si një i sëmurë i cili thyen termometrin se i duhet e lartë temperatura që ai tregon.

Postimi i plotë:

𝐍𝐔𝐊 𝐒𝐇𝐄𝐑𝐎𝐇𝐄𝐓 𝐈 𝐒𝐄𝐌𝐔𝐑𝐈 𝐃𝐔𝐊𝐄 𝐓𝐇𝐘𝐄𝐑 𝐓𝐄𝐑𝐌𝐎𝐌𝐄𝐓𝐑𝐈𝐍!

Në faqen JOQ Albania , është publikuar një video ku një qytetar i bie me gurë xhamave të zyrës së Kadastrës Mat, të shoqëruar me diçiturën: “𝙿𝚊𝚜𝚒 𝚗𝚞𝚔 𝚖𝚘𝚛𝚒 𝚜𝚑𝚎𝚛𝚋𝚒𝚖𝚒𝚗, 𝚒 𝚖𝚘𝚜𝚑𝚞𝚊𝚛𝚒 𝚜𝚞𝚕𝚖𝚘𝚗 𝚍𝚑𝚎 𝚝𝚑𝚢𝚎𝚗 𝚡𝚑𝚊𝚖𝚊𝚝 𝚎 𝙺𝚊𝚍𝚊𝚜𝚝𝚛𝚎𝚜 𝚜𝚎 𝙱𝚊𝚜𝚑𝚔𝚒𝚜𝚎 𝙼𝚊𝚝. 𝚂𝚒𝚙𝚊𝚜 𝚓𝚞𝚜𝚑 ç𝚏𝚊𝚛𝚎 𝚖𝚞𝚗𝚍 𝚝𝚊 𝚜𝚑𝚝𝚢𝚓𝚎 𝚗𝚓𝚎 𝚝𝚎 𝚖𝚘𝚜𝚑𝚞𝚊𝚛 𝚚𝚎 𝚝𝚎 𝚗𝚍𝚎𝚛𝚖𝚊𝚛𝚎 𝚗𝚓𝚎 𝚊𝚔𝚝 𝚝𝚎 𝚝𝚒𝚕𝚕𝚎?”

Problemi, i thënë me dy fjalë: Në vitin e largët 1993 zotëria HR, ka blerë një objekt nga dy qytetarë të tjerë. Ka blerë objektin por jo truallin. Shuuumë vite më pare, me mënyra që nuk po i them këtu, ja ka dalë që ti regjistrojë me gjithë truallin. Në vitin 2012 gjykata ka vendosur që regjistrimi i truallit është i pavlefshëm dhe ka urdhëruar ZRPP-në të fshijë regjistrimin. Xhaxhi HR vjen tani dhe thotë pse nuk ma jepni dhe truallin!!! Pasi i janë shpjeguar me letra zyrtare nja 10 herë të gjitha gjërat, si zgjidhje ka gjetur që të thyejë xhamat e Kadastrës.

Miq, nga dita që unë jam drejtor i këtij institucioni, kam theksuar me forcë “Kadastra nuk është gjykatë. Kadastra është magazinë”. Po erdhi vendimi që i takon xhaxhait, ja rregjistron xhaxhait; po erdhi letra që nuk i takon, ja heq. Mirëpo meqenëse Kadastra është hallka e fundit e zhinxhirit të marrëzive shqiptare, qytetarët i bien shkurt, nuk ma jep Kadastra – poshtë Kadastra.

Se çfarë ka ndodhur me pronat në 110 vjetët e fundit në Shqipëri, tashmë e dimë të gjithë, Unë vetë kam bërë sa kam mundur të rregulloj gjëra dhe, nga ana tjetër, t’a bëj publike situatën e trashëguar. Në këtë rol, Kadastra shërben si instrumenti që i bën publike sëmundjet e trashëguara ndër vite midis institucioneve, si një termometër që tregon temperaturën e të sëmurit.

𝐓𝐞 𝐭𝐡𝐲𝐞𝐬𝐡 𝐦𝐞 𝐠𝐮𝐫𝐞 𝐱𝐡𝐚𝐦𝐚𝐭 𝐞 𝐊𝐚𝐝𝐚𝐬𝐭𝐫𝐞𝐬, 𝐞𝐬𝐡𝐭𝐞 𝐧𝐣𝐞𝐬𝐨𝐣 𝐬𝐢 𝐧𝐣𝐞 𝐢 𝐬𝐞𝐦𝐮𝐫𝐞 𝐪𝐞 𝐭𝐡𝐲𝐞𝐧 𝐭𝐞𝐫𝐦𝐨𝐦𝐞𝐭𝐫𝐢𝐧 𝐬𝐞 𝐢 𝐝𝐮𝐤𝐞𝐭 𝐞 𝐥𝐚𝐫𝐭𝐞 𝐭𝐞𝐦𝐩𝐞𝐫𝐚𝐭𝐮𝐫𝐚 𝐪𝐞 𝐭𝐫𝐞𝐠𝐨𝐧 𝐚𝐢.

Përfundime:

Kadastra ka kusuret e veta, ndër të cilët më i madhi është që duhet të ndryshojë trashëgiminë e tmerrshme të lënë nga ish-ZRPP. Në këtë pikë jam gati të pranoj çdo ndihmë dhe denoncim.
Lëmshi me pronat në Shqipëri, nuk është bërë nga as alienët as nga eskimezët, por nga vetë shqiptarët. Në rastin konkret, xhaxhi HR sherrin e bën me komshinjtë e vet që i kanë shitur studion e vitit 1993 dhe me kushurinjtë e vet, që me letra fallco ju ka marrë tokën.
Natyrisht që xhamat e Kadastrës Mat u thyen të gjithë. Meqenëse xhaxhi HR ka mbushur moshën 80 vjeç, as nuk mund t’i bëhet kallzim në prokurori për shkatërrim prone, por përfitoj nga rasti ti bëj thirrje familjarëve që të kujdesen për të afërmin e tyre.
Ashtu si hollandezët në shekullin XVI, si anglezët në shekullin XVII, si francezët në shekullin XVIII, si Italianët në shekullin XIX, si ballkanasit e tjerë në shekullin XX; shqiptarët, tani në shekullin XXI, duhet të kuptojnë që sistemi ku jemi futur dhe që quhet kapitalizëm, i rregullon gjërat me ligje dhe letra dhe jo me gurë dhe muhabete kafeneje.
Komplimetat e mia për JOQ, ku ishin gati 900 komente për këtë video. 800 prej komenteve ishin bërë nga njerëz që ende nuk e kanë kuptuar pikën 4 më sipër. Por edhe fakti që 100 komentet e tjera ishin normale, tregon që sidoqoftë kemi shpresë.
Shpresoj që JOQ të publikojë dhe përgjigjen time.

You may also like