I moshuari e parkon veturën në një rrugë të pjerrët, humb jetën një fëmijë dyvjeçar

by admin
Spread the love

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Boswil të Zvicrës. Një prind dhe dy fëmijë janë goditur nga një veturë. Në spital, një fëmijë (2) iu nënshtrua plagëve të marra.

Aksidenti ka ndodhur të martën pak pas orës 18:30 në Bosvil. Siç njoftoi Policia e Kantonit Aargau të mërkurën, një burrë 68-vjeçar parkoi veturën e tij në një rrugë të pjerrët. Pasi ka dalë nga automjeti, vetura pa shofer ka filluar të rrotullohet dhe ka përplasur një baba me dy djemtë e tij.

Babai 31-vjeçar dhe djali i tij 5-vjeçar kanë mbetur të lënduar në masë të lehtë dhe të mesme dhe janë dërguar me ambulancë në spital. Djali 2-vjeçar u dërgua në spital me helikopterin e shpëtimit. Aty iu nënshtrua plagëve të rënda, informon portali Shtegu.

Ende nuk dihet se si mund të ketë ndodhur aksidenti. Për këtë rast, Policia Kantonale në Aargau i ka filluar hetimet për të saktësuar rrjedhën e aksidentit. Ekipi i aksidentit është vendosur për të siguruar provat. Prokuroria publike kompetente ka hapur një hetim penal.

You may also like