I fitoi 100 mijë, por Iliri festoi me bukë e djathë

by admin
Spread the love

Balerini, Iliri Shaqiri, është fituesi i edicionit të parë të “Big Brother VIP” dhe i çmimit të madh prej 100 mijë eurove.

Pas natës së madhe të mbrëmshme, Iliri është shfaqur në rrjete sociale duke u çmallur me familjarët, shkruan “Kosovarja”.

Në mesin e tyre ishte edhe Sabian Medini, shoku i tij më i ngushtë që e krijuan shoqërinë brenda shtëpisë së famshme të Shqipërisë.

Derisa po realizonin një video ku tregonin se do të jenë “live” në Instagram, Iliri shihet të jetë duke ngrënë bukë e djathë.

Pa komplekse dhe mjaft transparent derisa ishin edhe në orët e para të mëngjesin dëgjohet duke thënë: “Këta jemi ne popull”, ndërkohë dhe Sabiani dëgjohet duke thënë se kjo është çfarë hanë fitimtarët.


You may also like