I dhuroi fitoren Juventusit ndaj Monzës, heroi Gati: Çfarë emocioni, luajmë për vendin e parë

by admin
Spread the love

Federiko Gati, njeriu i golave me peshë, sepse sa herë ka shënuar ai Juventusi ka fituar. 6 pikë të Juventusit deri tani i përkasin atij.

“Të shënoje në atë mënyrë, në një tension aq të madh, pas një barazimi që nuk e meritonim ta pësonim është një emocion i çmendur dhe gola të tillë, kanë gjithmonë një vlerë të rëndësishme. Donim të të ishim të parët pas kësaj ndeshjeje dhe jam i lumtur që e kemi arritur objektivin tonë, ndonëse na vjen keq që pësuam një tjetër gol që mund të shmangej lehtësisht. Nuk ka justifikime për këtë, ndonëse jemi të parët dhe ne luajmë për të qenë të parët deri në fund të këtij kampionati. Të gjithë më duan shumë në ekip? Unë jetoj për shokët, pasi jam gati që të shkoj në luftë çdo ditë me ata dhe në fund më jep gjithmonë një kënaqësi të madhe”, u shpreh mbrojtësi bardhezi.

PANORAMASPORT.AL

You may also like