I detyronin fëmijët të kërkonin lëmoshë, arrestohet çifti në Istog

by admin
Spread the love

Më datën 03.02.2023, Stacioni Policor në Istog ёshtё informuar se nё rrugën “2 Korriku” nё Istog, nga njё automjet (kombi), kanё dalë disa fёmijё pёr tё kёrkuar lёmoshё.

Menjёherё rastit i janё pёrgjigjur njësitet relevante tё Stacionit Policor nё Istog, tё cilёt e kanё identifikuar dhe arrestuar tё dyshuarin me inicialet E.G., i lindur më 1992, njofton Shqip.

I njëjti ёshtё intervistuar, mё pas ёshtё arrestuar edhe bashkëshortja e tij, e cila ёshtё e pёrfshirё nё kёtё vepёr penale.

“Tё dyshuarit i kanё detyruar fëmijët e tyre tё kёrkojnё lёmoshё”.

Lidhur me rastin ёshtё njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka urdhёruar qё i dyshuari tё dёrgohet nё mbajtje pёr 48-orё, ndёrsa e dyshuara ёshtё liruar nё procedurё tё rregullt.

klankosova.tv

You may also like