I dëmtuar prej shkurtit, PSG rinovon me djalin e shtëpisë

by admin
Spread the love

PSG rinovon kontratën me Presnel Kimpemben. Qendërmbrojtësi me origjinë nga Kongo ka firmosur kontratën e re, që do e mbajë lidhur me kampionët e Francës deri në 2026.

28-vjeçari është një produkt i PSG-së, teksa prej vitit 2015 aktivizohet me skuadrën e parë. Kimpembe qëndron jashtë fushave prej ditëve të fundit të muajit shkurt.

Kur dëmtoi rëndë tendinën e Akilit. Pavarësisht mungesës së gjatë, drejtuesit e PSG-së kanë vendosur t’i rritin moralin duke i ofruar rinovimin me dy vite të tjera.

Paris Saint-Germain ka kënaqësinë të njoftojë vazhdimin e kontratës së Presnel Kimpemben. Qendërmbrojtësi 28-vjeçar do të qëndrojë në klub deri më 30 qershor 2026”, lexohet në komunikatën e klubit francez. /Supersport


Top Channel

You may also like