I besojmë BE-së si ndërmjetëse e dialogut Prishtinë – Beograd! – Shqip

by admin
Spread the love

KONJUFCA: DIALOGU TË VAZHDOJË, KURTI JO AKUZA POR KONSTATIME PËR LAJÇAKUN

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i janë kundërpërgjigjur sërish kryeministrit Albin Kurti sa i përket besimit në BE për dialogun Kosovë Serbi. Ambasadori  amerikan në Kosovë Jeffrey Hovennier i ka dhënë përkrahje edhe në mënyrë specifike  emisarit të BE-së për dialogun Miroslav Lajcak.

“SHBA-ja ka besim të plotë në BE-në në ndërmjetësimin e saj të dialogut, SHBA-ja ka besim të plotë në përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borrell dhe përfaqësuesin e posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav] Lajçak, si zbatues objektivë të kësaj politike” – tha Jeffrey Hovennier.

Deklarata e Hovenierit vjen dy ditë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, drejtoi akuza ndaj Lajçakut, që e cilësoi si ndërmjetësues të njëanshëm.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca për qëndrimin e BE-së e SHBA-së që përkrahin punën e emisarit Lajcak tha se ka vetëm një celës, që dialogu të vazhdojë.

Vlerëson se kryeministri nuk kishte drejtuar akuza ndaj emisarit Lajcak por ato ishin konstatime.

Më 14 shtator pala kosovare dhe ajo serbe nuk arritën të pajtoheshin për zbatimin e aneksmarrëveshjes së Ohrit. Borreli dhe Vuciq akuzuan Kurtin se nuk pranoi propozimin e BE-së derisa Kurti tha se ishte I vetmi që shkoi me propozim e I cili u refuzua nga Serbia.

You may also like