I ati i Ronaldos gjendet në reanimacion/ Top Channel merr përsipër t’i paguajë trajtimin mjekësor

by admin
Spread the love

Ronaldo Sharka ishte një nga banorët e shtëpisë së Big Brother VIP gjatë këtij edicioni të dytë, teksa la shtëpinë vetëm pak javë më parë. Gjatë qëndrimit në shtëpi, Ronaldo rrëfeu sfidën e vështirë në jetë, me të atin e sëmurë.

Babai i gazetarit vuan nga një sëmundje e rëndë, që e mundon prej disa kohësh. Gjatë spektaklit të sotëm, Arbana deklaroi se i ati i Ronaldos ndodhet në reaminacion, ndërsa u shpreh se Top Channel ka marrë përsipër të gjitha shpenzimet e trajtimit mjekësor, për t’i qëndruar sado pak afër në këtë moment të vështirë.

“Babai i Ronaldos gjendet në reaminacion. Më lejo të them se Top Channel do të marrë çdo shpenzim që të të vimë në ndihmë sado pak.”- tha Arbana gjatë spektaklit. Ky lajm preku së tepërmi Ronaldon, i cili i përlotur falënderoi dy nga drejtueset e këtij institucioni, Sarën dhe Lori Hoxhën.

“Unë dua të falënderoj njerëz që jo vetëm dinë të bëjnë televizion të mirë, por janë dhe modeste. Sara dhe Lori, ju faleminderit me gjithë shpirt. Unë jamkëtu sonte, ai është atje, sot kam kuptuar shprehjen e shqiptarëve që thonë shyqyr që është Big Brother që të heqim mendjen. Unë këtë kam bërë, po heq mendjen nga hallet e mia.”- tha Ronaldo Sharka.

You may also like