Hyrja e ASH-së në Qeveri – ”një flluskë e paqëndrueshme” – Shqip

by admin
Spread the love

BERISHA: NË QEVERI NË MOMENTIN E DUHUR DHE JO PËR TA SHPËTUAR POLITIKANIN

Hyrja e ASH-së në qeveri vazhdon që të jetë e pa pranueshme për opozitën shqiptare në vend. Sipas tyre, ASH-ja hynë  në qeveri për ta mbrojtur BDI-në. Sipas Zekirja Ibraimit, sic njofton Klanm, qëndrimi se po rritet shumica është një flusk e paqëndrueshme.

”Nuk mbanë qëndrimi se po rritet shumica ajo është një flusk e pa qëndrueshme. Futja e ASH-së në qeveri i ka bërë mire vetëm Artan Grubit pasi kishte frikë nga deputetët e “Grupit të Zjarrit”. Tani së paku është i sigurt Artan Grubi se nuk do të rrëzohet nga ai post së paku deri në zgjedhjet e ardhshme” – tha Zekirija Ibrahimi, AAA.

Vjollcë Berisha nga Aleanca për Shqiptarët vlerëson se kjo parti ka hyrë në qeveri në momentin e duhur, jo për ta shpëtuar politikanin, por që të mos bjerë Qeveria. Sipas saj, kauza e tyre është më e madhe sesa ajo që po e potencojnë kundërshtarët politik të tyre.

“Kauza jonë nuk ka të bëjë me Artan Grubin. Kauza jonë ka qenë populli shqiptar dhe jo vetëm në Maqedoni por edhe më gjerë. Ky moment është historik për shqiptarët dhe rajonin… Ne me të vërtetë kemi hyrë në momentin e duhur jo për ta shpëtuar politikanin, por që mos bie qeveria. Nuk është momenti i duhur për ta rrëzuar qeverinë…” – deklaroi Vjollcë Berisha, ASH.

Besa Kadriu nga Lëvizja Besa vlerëson se me hyrjen e ASH-së në koalicionin qeveritar nuk do të zgjidhet problemi i qeverisë. ASH-ja,  sipas Kadriut, vetëm ia plotëson numrat qeverisë për ta tejzgjatur situatën e krijuar të amullisë politike.

”Unë nuk besoj se me këtë tentativë të fundit qeverisa do ta zgjidh problemim. ASH vetëm ia plotëson numrat qeverisë për ta tejzgjatur situatën e krijuar të amullisë politike. Kjo është një stituatë që Lëvizjes Besa i ka dhënë statusin e një lidershipi opozitar shumë më të pozicionuar mirëfilli” – tha Besa Kadriu, Lëvizja BESA.

Opozita nuk përjashtojnë bashkëpunimet në mes veti në të ardhmen, kurse qëndrim të njejtë kanë edhe nga ASH-ja.

You may also like