Huthitë shkelin armëpushimin në Jemen

by admin
Spread the love

Ushtria jemenase njoftoi se Huthitë e mbështetur nga Irani shkelën armëpushimin e shpallur nga Kombet e Bashkuara 108 herë brenda një dite.

Në një deklaratë me shkrim të bërë nga Qendra e Informacionit të ushtrisë jemenase, thuhet se Huthitë në ditën e 6 të armëpushimit kanë shkelur frontet e Taizit, Haxhit, Hudeyde, Marib, Cevf dhe Dali.

Gjithashtu në deklaratë thuhet se në këto provinca më 8 prill janë zbuluar 108 shkelje dhe është vërejtur se këto shkelje kanë ndodhur në formën e sulmit nga toka, duke shënjestruar pikat ushtarake me armë të rënda apo zjarr artilerie, gërmime llogoresh, duke bërë fortifikime dhe duke përforcuar njerëz dhe armë në fronte.

 

You may also like