“hurri” i Putinit mbi nderuesit e Navalny-t – Shqip

by admin
Spread the love

Që nga dje, moskovitë të shumtë në të gjithë qytetin janë përpjekur t’i bëjnë nderimet e tyre Alexei Navalny-t, kritikut më të madh të Putinit, i cili vdiq të premten, më 16 shkurt, në burg. Por ata e kanë paguar me reagimin brutal të policisë, e cila ka shfaqur anën më të errët të regjimit të Putinit.

Dhe në Shën Petersburg, policia shpërndau protestuesit që u mblodhën për nder të Alexei Navalny në monumentin e viktimave të represionit politik.

Megjithatë, shumë nga ata që vendosën të ndërmarrin atë hap u arrestuan, dhe në mesin e të arrestuarve kishte edhe gazetarë.

Policia arrestoi shtetas për këtë arsye në Shën Petersburg. Sipas një raporti të BBC-së, të paktën njëqind njerëz u arrestuan në të gjithë Rusinë për tubime për nder të Navalny-t.

E në rrjetet sociale shfaqen video të shumta që tregojnë arrestime mizore të qytetarëve.

Në qendër të Moskës është filmuar edhe një grua e moshuar e cila foli kundër Putinit pa u druar.

“Mjaft me urrejtje dhe gjakderdhje. Ai vrau fëmijët e Ukrainës. Sa ushtarë tanë vdiqën atje? Dhe ukrainas? Ata gënjejnë, më shumë se 300,000 ushtarë rusë vdiqën. Atij nuk i vjen aspak keq për ta. Sa njerëz u pasuruan në luftë? Janë tradhtarë të vendit tonë. Putin është tradhtar, askush nuk e ka zgjedhur, është në pushtet ilegalisht. Nuk kam frikë edhe pse mund të më vrasin”, tha ajo para kamerave të SOTA-s, një portal i pavarur rus. Kjo video është parë mbi një milion herë në X.

SOTA thekson se zonja trime i mbijetoi rrethimit të Leningradit dhe është 82 vjeçe. Gazetarja e RusNews Julia Petrova u arrestua gjithashtu për raportimin nga Moska për represionin ndaj protestuesve. Gjithashtu u filmua se si, nën mbulesën e natës, oficerët e zbatimit të ligjit me rroba civile përdhosin vendin ku qytetarët i bënë nderimet e tyre Navalny-t.

Fotot dhe lulet u futën në qese të zeza. Protestat u mbajtën edhe jashtë Rusisë, në Londër, Uashington, Varshavë, Krakov dhe Beograd. Njerëzit protestuan me fotot e Navalny-t jashtë ambasadës ruse pranë Notting Hill. /tesheshi.com/

You may also like