Humbi jetën në ndeshjen Egnatia-Partizani, mbahet ceremonia mortore në Gana për Dwamenën

by admin
Spread the love

Raphael Dwamena humbi jetën në fushë pas një ataku kardiak në ndeshjen mes Egnatias dhe Partizanit më datë 11 nëntor.

Pasi u kryen të gjitha procedurat në Shqipëri, trupi i pajetë i Dwamenas mbërriti në Ganë, vendlindjen e tij.

Ditën e shtunë u mbajt edhe ceremonia mortore ku ish-futbollisti u përcoll për në banesën e fundit. Dwamena ishte një nga lojtarët e huaj më të spikatur që ka luajtur ndonjëherë në futbollin shqiptar, por problemet në zemër rezultuan fatale për 28-vjeçarin që humbi jetën në terrenin e gjelbër.

Të premten, në ndeshjen miqësore që Gana luajti ndaj Madagaskarit, u mbajt edhe një minutë heshtje në nder të Dwamenës i cili me kombëtaren ganeze numëron tetë ndeshje dhe dy gola të shënuar./ Super Sport



Top Channel

You may also like