Huazimi i Kumbullës, Dionisi komenton merkaton e Sassuolo-s

by admin
Spread the love

Trajneri i Sassuolo-s, Alessio Dionisi ka folur përpara ndeshjes ndaj Bologna-s, ndërsa ka theksuar se duhet të tregohen shumë të kujdesshëm, pasi kundërshtari është shumë në formë.

Gjatë prononcimit për mediet ai u pyet edhe për merkaton e bërë nga klubi, mes të cilëve është edhe huazimi deri në përfundim të sezonit i mbrojtësit të kombëtares shqiptare të futbollit, Marash Kumbullës, gjë për të cilën ai u shpreh se i kanë afruar djemtë e duhur.

I kënaqur me merkaton? Preferoj të flas për Bologna-n, nuk doja të flisja për merkaton ai kur ishte e hapur, por edhe tani nuk dua ta komentoj shumë. Duhet të shohim përpara, për të funksionuar si grup. Kjo është ajo që kemi bërë gjithmonë, të marrim përgjegjësi dhe të dalim nga momenti i ‘krizës’ me guxim dhe karakter. Djemtë e duhur kanë ardhur, për mua, ekipi dhe grupi janë të rëndësishëm. Ata kanë cilësi dhe do ta dëshmojnë këtë”-deklaroi ndër të tjera kreu i stolit të Sassuolo-s.


Top Channel

You may also like