Huazime dhe rikuperime tek Milani, ja formacioni anti-Udineze

by admin
Spread the love

Te Milani janë vlerësuar se çfarë të bëjmë me disa lojtarë që kanë luajtur pak ose aspak. Kaldara duhet ende të shërohet nga dëmtimi në kavilje, teksa Marko Pelegrino do ta përfundojë rikuperimin duke luajtur në radhët e ekipit të të rinjve.

Në fund të muajit do të ketë një konsultë për të kuptuar rikthimet e Kalulusë, Pobegës, Çaut dhe Tomori. Diskutimi do të bëhet me stafin mjekësor në funksion të listës së UEFA-s që do të duhet të përpilohet. Ndërkohë, kuqezinjtë kanë rikuperuar për ndeshjen e sotme Florenvi, Sportielon dhe Zhirunë.

Dy të parët janë rikuperuar nga dëmtimet përkatëse të muskujve, ndërsa qendërsulmuesi francez kishte qenë në dyshime ditët e fundit për shkak të gripit, por është rikuperuar plotësisht dhe do të jetë titullar, ashtu si edhe dhjetë kolegët e tjerë të cilët mundën Romën.

ttrey

PANORAMASPORT.AL

You may also like