Hoxha: Sot 8 vite me Thaqin lansuam shërbimin postar, fitohen miliona euro nga ky shërbim

by admin
Spread the love

Sot 8 vite me par Kryeministrin i atëhershëm Hashim Thaqi ka lansuar shërbimin përmes se cilit kryhen te gjitha llojet e pagesave në zyrat postare.

Një gjë të tillë e ka kujtuar ish- kryetari i Degës së PDK-së në Drenas, Sejdi Hoxha me rastin e ditëlindjes së ish-presidentit Thaqi.

Postimi i plotë:

Koha kalon por veprat mbesin!
Sot 8 vite me par se bashku me Kryeministrin e atëhershëm z. Hashim Thaqi lansuam për herë të parë lansuam shërbimin përmes se cilit kryhen te gjitha llojet e pagesave në zyrat postare.
Ky projekt përveç mundësisë se kryerjes pagesave ju mundësoi punonjësve te Postes që të gjitha shërbimet në zyrat postare që i kryenin në formën manuale të kryhen në mënyrë të digjitalizuar.
Sot ky shërbim është burimi kryesor i të hyrave ne këtë ndërmarrje, miliona euro në vit përfiton Posta nga ky shërbim.
Falënderoi të gjithë punonjësit e Postes që me zell, përkushtim dhe profesionalizëm po e përdorin dhe po e avancojnë këtë shërbim.
Shërbimi në përmirësimin e jetës së qytetarëve është obligim i yni moral dhe kombëtar.

You may also like