Hoxha në Bangladesh shkon me not në xhami – VIDEO

by admin
Spread the love

Pasi një ciklon goditi pjesë të Bangladeshit, një xhami në rajonin Satkhira u përmbyt duke bërë që besimtarët të privoheshin nga kryerja e lutjeve në të.

Dhe, i shqetësuar se xhamia do të mbetet pa adhurim, hoxha i ri noton nëpër zonën e përmbytur çdo ditë dhe i kryen rregullisht të pesë lutjet ditore.

Kujtojmë se ngjashëm në Shqipëri përmbytet e famshmja Xhami e Plumbit në Shkodër, tashmë në rikonstruksion për të shpëtuar dhe nga kjo bela disavjeçare, por nuk ka ndodhur që aty hoxha të sfidojë ujin deri në brez e të bëjë detyrën.  /tesheshi.com/

You may also like