Hovenier: Nëse veprojmë ndaj vendimeve kundër këshillave tona, e bëjmë për popullin e Kosovës

by admin
Spread the love

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, gjatë festës së pavarësisë së ShbA-së, ka thënë se ky shtet është krenar për mbështetjen e tyre për popullin e Kosovës.

Hovenier tha se ShBA-të mbeten të palëkundur për ta bërë këtë dhe se vazhdojnë të përpiqen për të përmbushur idealet e tyre themeluese 247 vjet pas.

“Shpresoj se pajtoheni se edhe Kosova, në disa raste, nuk ka arritur në idealët e saj themeluese, pavarësisht se ka arritur përparim të jashtëzakonshëm në 15 vitet e fundit”.

“Në këtë frymë, dua të pohoj se Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë qëndrojnë me popullin e Kosovës në mbështetje të plotë të avancimit dhe arritjes së vizionit të saj themelues për një shtet demokratik, laik dhe multietnik”, tha Hovenier, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, ai tërthorazi përmendi edhe sanksionet ndaj Kosovës, duke thënë se nëse “nëse ju kërkojmë të bëni gjëra që duken ose janë të vështira ose ndërmarrim veprime si pasojë ose në përgjigje të vendimeve që janë në kundërshtim me këshillat dhe kërkesat tona, e bëjmë këtë në përputhje me përkushtimin tonë afatgjatë për ta mbështetur popullin e Kosovës për t’iu afruar këtyre idealeve shume ambicioze”.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.

You may also like