Hoti e Arifi kërkojnë të shpeshton vizitat jashtë shtetit – S’e shfrytëzuam mossanksionimin e Rusisë nga Serbia

by admin
Spread the love

Një angazhim i
shtuar nga SHBA-ja dhe BE-ja po shihen në raport me arritjen e një marrëveshje
përfundimtare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, thonë njohësit e marrëdhënieve
ndërkombëtare, raporton Shqip.

Ata kërkojnë që
edhe vizitat jashtë shtetit duhet të shpeshtohen, në mënyrë që të forcohet
pozicioni i Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Profesori i
Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Afrim Hoti, ka thënë për Shqip, se
vizitat e diplomatëve të huaj në Kosovë, kanë për qëllim largimin e tensioneve mes
Kosovës dhe Serbisë si pasojë e luftës në Ukrainë.

Hoti thotë se
Perëndimi është i interesuar të zgjidh çfarëdo konflikti në Ballkan, duke e
paraqitur pozicionin e vet shumë të fuqishëm.

“Kohëve të fundit
shihet, në veçanti gjatë pushimeve të verës dhe ky presion vije kryesisht në
ato raste kur kemi shtim të tensioneve dhe rritja e këtij presioni ka pasur për
bazë dy argumente: i pari ka qenë në tensione dhe argumentin e dytë e ka luftën
që po zhvillohet ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë, dhe ku Perëndimi është i
interesuar që të zgjidh çfarëdo problemi brenda vetës sepse përmes zgjidhjes së
këtyre problemeve e paraqet pozicionin e vet shumë më të fuqishëm”, ka thënë
Hoti për EO.

Hoti thotë se
luftimet në Ukrainë, mund të ndërlidhet me një marrëveshje finale ndërmjet
Kosovës dhe Serbisë.

“Mendoj se është
spekulative. Kjo më shumë varët nga gatishmëria e Shteteve të Bashkuara të
Amerikës dhe njëkohësisht nga lidershipi në Beograd dhe në Prishtinë. Po mendoj
se po se edhe zhvillimet e sotme janë dritë në fund të tunelit në Pragë me
idenë e presidentit Macron për të krijuar një komunitet të ri evropian, e para
se gjithash tregon se nuk po heq dorë nga Ballkani Perëndimor edhe për kundër
faktit se kemi mbetur një ‘Back Out’ i BE-së. Sido që të jetë, kjo tematikë në
dritën e luftës Rusi-Ukrainë, është hijezuar dhe sa më afër që t’i shkojmë
luftës Ukrainë-Rusi, mendoj se më e mundur do të jetë arritja e marrëveshjes
përfundimtare Kosovë-Serbi”, tha Hoti.

Profesori
universitar, Dritëro Arifi, kërkon që vizitat e krerëve shtetëror të
shpeshtohen.

Ai ka kritikuar
edhe politikën e jashtme, me ç’rast thotë se për shumë kohë Kosova ka mbetur pa
ambasadorë në shumë shtete.

“Po këto janë
pozitive, megjithatë vetëm një takim nuk do të thotë se zgjidh krejt çështjen.
Pra politika e jashtme duhet të shihet në mënyrë kontinuale, pra nuk guxojmë të
kemi ndërprerje. Për fat të keq ne kemi pasur ndërprerje një kohë të gjatë e
sidomos kur ka ardhur Qeveria Kurti 2 në pushtet. Mos të harrojmë se një kohë
të gjatë nuk kemi pasur as ambasadorë, dhe kur nuk ke ambasadorë nuk e ke zërin
tënd në ato vende, dhe shumë vonë janë emëruar të rinj, e më pastaj adaptimi i
ambasadorëve të ri në politikbërjen e atij shteti nuk është proces i lehtë, e
duke e ditur që Kosova është shtet i vogël e parëndësishëm”, u shpreh Arifi për
EO.

“Pra u dashtë të
ndodh një luftë në Ukrainë, që Bashkimi Evropian me u këndell dhe ta kuptojë se
çfarë problemi mund të ndodh nëse nuk ka shtrirje më të madhe të vlerave të
Bashkimit Evropian, dhe për fat keq disa vende që janë kandidate për t’u
anëtarësuar në BE siç është rasti i Serbisë e Bosnjës, ato vende nuk i
plotësojnë as kriteret minimale të vlerave të Bashkimit Evropian, dhe
imagjinoje sidomos Serbia ka hapur kapituj me BE-në”, u shpreh Arifi.

Teksa ka folur për
konfliktin Rusi-Ukrainë, Arifi thotë se Kosova ka mundur ta shfrytëzojë më
shumë në arenën ndërkombëtare. Madje, thotë se ka ende kohë.

“Shumë më shumë, edhe ende kemi kohë. Në kontekstin e asaj që të kërkojmë me ngulm marrëveshjen përfundimtare dhe ajo mund të mos vijë, por ne duhet ta kërkojmë atë njohje reciproke, sepse vetëm në këtë formë e zgjidhim problemin qindvjeçar ndërmjet shqiptareve dhe serbëve, përndryshe çdo marrëveshje tjetër do të jetë gjysmake dhe nuk e zgjidh çështjen e paqes së përhershme apo të qëndrueshme”, u shpreh ai.

You may also like