Horror në Kfar Aza! Fëmijë dhe foshnje gjenden me kokë të prerë pas sulmeve të Hamasit

by admin
Spread the love

Foshnje dhe fëmijë të vegjël u gjetën me “koka të prera” në Kfar Aza në jug të Izraelit pas sulmeve të Hamasit në kibbutz gjatë fundjavës, tha të mërkurën Tal Heinrich, tha një zëdhënës i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.

Komentet e Heinrich vijnë pasi Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) i thanë CNN të martën se militantët e Hamasit kryen një “masakër” në Kfar Aza, në të cilën gratë, fëmijët, të vegjëlit dhe të moshuarit “u therën brutalisht në një mënyrë veprimi të ISIS”.

Hamasi mohoi raportet për vrasjen e fëmijëve gjatë sulmeve të ndaj Izraelit, duke i konsideruar ato informacione “të rreme”.

“Lëvizja Palestineze e Rezistencës Islamike, Hamasi, ka hedhur poshtë me forcë pretendimet e rreme të promovuara nga disa media perëndimore, të tilla si luftëtarët palestinezë të lirisë që vrasin fëmijë dhe synojnë civilët”, tha Hamasi në kanalin e tij Telegram.


Top Channel

You may also like