“Homofob deri te Zoti, ti m’shkon nerva mas shumti”/ Edoni kapet me Artanin, i thotë ‘selak’

by admin
Spread the love

Një debat ka ndodhur sot pasdite mes banorëve në shtëpinë e Big Brother Vip Kosova.

Artani ka thënë se ka qenë Edoni ai i cili ia ka ‘sillë’ dhe e ka provokuar me shikime.

Kjo ka revoltuar tej mase Edonin, i cili ka shprehur hapur mospëlqimin e tij kundrejt Artanit, duke e quajtur ‘selak’ dhe duke i thënë se është ‘homofob deri te Zoti’. A i është shprehur se Artani i shkon nerva më së shumti nga të gjithë banorët që ndodhen aty.

Ai po ashtu ka pyetur të gjithë djemtë e shtëpisë ‘A t’u ka dok që ta kom honger najherë?”

“Ti je njeri i fundit si kah personaliteti si kah fiziku, asnihere me ty, me mujtë sa ma shpejt me t’zhduk prej kësaj shpije”, i ka thënë Edoni – Artanit.

“Unë e kom ni arsye pse jom ktu, për dallim prej teje që po sillesh me do pleqnime që po mduhet mu cu prej tavolinës së po mshkon nerva”, ka thënë Edoni, i cili është deklaruar se është biseksual.

Edoni ka thënë se të gjitha këto akuza nga Artani po vijnë qëllimisht, për faktin që këtë javë është në nominim dhe po tenton ta paraqet keq para publikut.

Debati po vazhdon ende.

You may also like