Historiani Mala: Elita politike ta trajtojë më seriozisht çështjen e Kishës Ortodokse Serbe (VIDEO)

by admin
Spread the love

Historiani Muhamet Mala, vlerëson se çështja e Kishës Ortodokse Serbe duhet të trajtohet me më shumë seriozitet nga elita politike kosovare.

Mala, i ftuar në Edicionin Special në Shqip, mes tjerash ka folur edhe propagandën se gjoja manastiret në Kosovë janë të rrezikuara. Sipas tij kjo propagandë ka ndikuar që shtete tjera të kenë një qasje tjetër ndaj Kosovës.

“Në kohët e fundit me propagandën e dhënë  se gjoja trashëgimia kulturore, serbe, e manastiret janë të rrezikuara, shpeshherë kanë ndikuar në diplomatët e shteteve të huaja të kenë një qasje tjetër”, ka thënë Mala.

“Ka pasë jo në një kuptim serioz, nuk e kanë kuptuar seriozitetin e kishës, është njëfarë neglizhence për arsye se kjo ka vepruar në prapavijë, madje në atë komponentin paqësore të kishës, elementin e viktimizimit, nuk është parë si element i rëndësishëm”.

Sipas tij, çështja e Kishës Ortodokse Serbe ka shumë ndikim në opinionin serb, në atë se si e sheh Kosovën.

“Është element i rëndësishëm, e ndihmon dhe e plotëson, jo rastësisht në pikat e fundit të diskutuara është shtruar edhe çështja e Kishës Ortodokse Serbe prandaj në kuptimin e historianit natyrshëm pa pretendime politike, kisha sugjeruar që klasa politike, elita politike, qeveritare, ta merr shumë seriozisht këtë problem, pasi në dukje edhe pse duket paqësore, e padëmshme, për arsye të caktuara, edhe të natyrës së kuptimit të kishës, viktimizimit, karakterit hyjnor që ia jep Kosovës si vend i shenjtë, si tokë e shenjtë, është shumë me ndikim në opinionin serb. Do të kisha dëshiruar që këtë çështje ta trajtojnë klasa politike elita politike shqiptare në një kontekst shumë më serioz sesa që është trajtuar deri më tani”, shtoi profesori Mala.

You may also like