Historia u jep të drejtë bavarezëve, Bajerni di se si të përmbysë. Njihuni me precedentët

by admin
Spread the love

Bajern Mynih do të zbres në fushën ditën e sotme kundër Lacios, e vlefshme për raundin me eliminim direkt në Ligën e Kampionëve, e ku fitorja mbi dy gola vështrohet si obligim, e cila do i mundësonte kalimin në fazën tjetër.

Ndonëse kampionët e Bundesligës janë në momente të vështira, precedentët e mëparshëm në spektrin e “remuntadave” japin shpresë se ata dinë të përmbysin edhe shifra më të ndërlikuara se suksesi minimalë i lacialëve (0-1). Më poshtë po ju prezantojmë rikthimet e bujshme të gjigandëve nga Mynihu në kompeticionin më prestigjoz në rang klubesh.

RIKTHIMET –Cikli 2006- 2007 hapi “matriksin” e përmbysjeve të çmendura të Bajernit në Champions. Ndonëse “armata” bavareze humbi me shifrat 2-3 në Madrid kundër Realit, ata gjetën forcën dhe shtysën e duhur për të kaluar me tej, e pasuar me suksesin 2- 1 në “Allianz Arena”, aty ku goli në fushën kundërshtare i mjaftojë. Duhej pritur 5 vjet për të parë sërish bavarezët në situatë të tillë.

Edhe pse emri i Bazelit në periudhën ekzistuese nuk bën “zhurmë” në futbollin elitar, zvicerianët në vitit 2012 nënshtruan gjermanët minimalisht. Por data 13 mars i vitit të mësipërme do të mbetet gjatë në kalendarin e “errët” të Bazelit, pasi Mario Gomez me shokë “shkundën” 7 ballë portën e skuadrës helvete, 7-0. Porto hodhi idenë e eliminimit të rekordimeve në etapën 2014-2015, faza çerekfinale.

Portugezët e thyen me shifrat 3-1 Bajernin, megjithatë dueli i kthimit rezultojë katastrofal për “dragonjtë”, disfata 1-6. Juventusi i shkojë shumë pranë misionin për të nxjerrë jashtë nga turneu i më të mirëve të Europës ekipin e Pep Guardiolës në 2016. Barazimi i takimit të parë dhe mbyllja 45’ në Mynih me fitore i dhanë të drejtë italianëve. Mentaliteti i Koman me shokë goditën “zonjën e vjetër”, e mbyllur 4- 2 në favor të Bajernit, njëkohësisht precedenti i fundit.

fhgf

SAIMIR MBËRSI-PANORAMASPORT.AL

You may also like