“Historia e një rrëmuje të madhe”! Le Parisien konfirmon, Icardi largohet nga PSG

by admin
Spread the love

Icardi do të largohet nga Paris Saint Germain në verë. Për këtë është e bindur gazeta franceze Le Parisien, e cila ndjek nga afër ngjarjet e PSG-së. Një sezon i dështuar për të mos thënë vetëm një zero për ish-sulmuesin e Interit, pavarësisht titullit të dhjetë në histori të sjellë nga francezët. I aktivizuar shumë pak e më shumë i përfshirë në ngjarje jo-futbollistike.

Le Parisien i referohet historisë së Icardit si më poshtë: “Midis problemeve personale dhe minutave të pakta në fushë, ajo e lojtarit argjentinas është historia e një rrëmuje të madhe. Pas një sezoni të parë të suksesshëm, lojtari që mbërriti në Paris në shtator të vitit 2019, zhgënjeu.

Ai pritet të largohet nga klubi verën e ardhshme, dy vjet para se t’i skadojë kontrata.” Këtë sezon, Icardi ka shënuar vetëm pesë gola, por gjithashtu është aktivizuar shumë pak nga Pochettino”, shkruante ndër të tjera Le Parisien.

Prandaj Icardi që u pa ndaj Angers mund të jetë imazhi i fundit që ai mund të lejë me fanellën e PSG-së veshur. Tani e ardhmja e pret diku tjetër, por kërkesat për të nuk janë të shumta. Kjo pjesë është një tjetër shqetësim për PSG-në. /oversport.tv

Foto: PSG – Paris Saint-Germain, Facebook

You may also like