Historia e dashurisë vazhdon, Juventusi shpërblen sulmuesin për golat

by admin
Spread the love

Dusan Vlahovic dhe Juventusi do të vijojnë bashkëpunimin së paku dhe për dy vite të tjera. Mediat italiane kanë raportuar se sulmuesi dhe drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” kanë arritur marrëveshjen për të rinovuar kontratën deri në vitin 2028.

Sulmuesi serb, i cili mbërriti në Torino në janarin e vitit 2022 nga Fiorentina, do të firmosë një kontratë të re. Nga e cila do të përfitojë një pagë më të lartë. Juventusi investoi 80 milionë euro për shërbimet e tij.

Vlahovic ndodhet në formë të mirë dhe në vitin 2024 ka shënuar më shumë se të gjithë në Serie A (9 gola).

Sipas marrëveshjes së re, 24-vjeçari, autor i 15 golave këtë sezon në kampionatin italian, do të përfitojë rreth 12 milionë euro në sezon.

Të dyja palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe pritet që shumë shpejt të konkretizohet zgjatja e marrëveshjes.


Top Channel

You may also like