“Historia do të shkruajë për Xavin”, Deco: Trajneri i ri i Barcelonës? Më pëlqen…

by admin
Spread the love

“Xavi është trajneri ideal për Barcelonën. Ai është gjithmonë pozitiv, nuk ankohet kurrë. I ka të qarta problemet e klubit. Historia do të shkruajë që Xavi rindërtoi Barcelonën”, thekson Deco, drejtori sportiv i klubit katalanas.

Trajneri ka lajmëruar largimin në fundin e sezonit, por situata e skuadrës është përmirësuar që nga ai moment. Dhe nuk përjashtohet që ish-kapiteni të ndryshojë mendim. Dhe të nisë edhe sezonin tjetër në pankinën e skuadrës së zemrës.

Nuk doja që Xavi të deklaronte se do të largohej në fundin e sezonit, por ai mori vendimin e tij. E ka thënë që ende i qëndron idesë për t’u larguar, por ka ende objektiva për të realizuar.

Gjërat në futboll ndryshojnë shpejt. Le të na e thotë nëse ndryshon mendim. Ne jemi shumë të kujdesshëm në lidhje me trajnerin e ri. Asgjë nuk është vendosur, thjesht po i kushtojmë vëmendje çdo detaji.

Mua më pëlqen Luis Enrique, një trajner madhështor si Guardiola dhe Klopp. Pastaj janë edhe Arteta, Iraola, Sergio Conceiçao, ka shumë trajnerë që na pëlqejnë”, theksoi Deco./ Super Sport


Top Channel

You may also like