Hiqet ndalesa për komunikacion në rrugët Mavrovë-Dibër dhe Kërçovë-Ohër

by admin
Spread the love




Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se është hequr ndalesa për komunikacion në rrugën rajonale Mavrovë-Dibër.
“Nga ora 12:25 është hequr ndalesa për qarkullim të mjeteve të rënda motorike në rrugën Manastir – Resnjë nëpër qafën malore Gjavat.Në ora 14:10 është hequr ndalesa në rrugën Strugë – venkalimi Qaf Than. Trafiku është normalizuar.

Në orën 15:25 është hequr ndalesa e qarkullimit të mjeteve të rënda në rrugën Gostivar-Kërçovë në qafën malore Strazhë.

Në ora 15:35 është hequr ndalesa për qarkullimin e automjeteve të rënda në rrugën Kërçovë-Ohri në qafën malore të Presekës.

Ju njoftojmë se rruga Dibër – Mavrovë dhe anasjelltas është e hapur për qarkullim”, njoftojnë nga LAMM.


You may also like