Hill: Megjithëse s’do të ketë përparim në takime, në fund do ta kemi Asociacionin

by admin
Spread the love

Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, vazhdon së bëri deklarata lidhur me Kosovën.

Ai së fundi ka thënë se serbët që jetojnë në komunat veriore duhet ta kenë të zgjidhur çështjen e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Është çështje që së bashku evropianët dhe amerikanët janë duke u marrë me të, dhe megjithëse nuk do të ketë përparim në çdo takim, në fund do ta kemi Asociacionin”, ka thënë Hill për Kossev, transmeton KlanKosova.tv.

Hill ka përmendur edhe procesin zgjedhor në katër komunat veriore, ku ka shtuar se nuk pret të kenë ndikim në periudha afatgjata.

“Për mua është me rëndësi që të fokusohemi dhe ta tejkalojmë këtë dhe të bëhet Asociacioni”.

*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS

You may also like