Hija e Mbapesë e kërcënon, braziliani i Realit mund të jetë “viktima” e madhe e verës

by admin
Spread the love

Rodrigo Goesh është kthyer sërish në shënjestër të kritikave për mungesën e vazhdimësisë në lojë e gola në muajt e fundit. Dhe gjithçka vjen kur në Madrid po bëhen gati për të pritur Kilië Mbapenë. Braziliani mund të jetë “viktima” e madhe e ardhjes së yllit francez, përshtatja e të cilit në skuadër do të varet nga përshtatja e tij dhe dora e Karlo Ançelotit.

Zbarkimi hipotetik i Mbapesë në “Santiago Bernabeu” kërcënon statusin e Rodrigos, i cili pas largimit të Benzemasë në Arabinë Saudite është kthyer në titullar të padiskutueshëm te “los blancos”.

Roli i tij gjithsesi është vënë në pikëpyetje nga mungesa e stabilitetit të tij. Ish-lojtari i Santosit ka shënuar 13 gola në këtë sezon, shifrat më të mira në këtë pikë që kur u bë lojtar i Realit. Megjithatë, që nga fillimi i vitit 2024, shifrat e tij kanë ngecur.

Ai ka shënuar vetëm tre gola në tre muaj (një në Kupë, një tjetër në Superkupë dhe një tjetër në La Liga) dhe në Spanjë ka shënuar vetëm një gol në tetë javët e fundit, atë kundër Gironës në suksesin 4-0.

“Jam mirë, por e di që mund të jem më mirë”, deklaroi Rodrigo pas ndeshjes kundër Gironës.

Rodrigo do të rikthehet titullar të dielën kundër Seviljes, në një ndeshje që do të jetë si një provë për sulmuesin. Për momentin vendi i tij në skuadër nuk është në rrezik por ardhja e francezit dhe mungesa e vazhdimësisë së brazilianit mund të ndryshojë tërësisht rolin e brazilianit në sistemin e Ançelotit.

PANORAMASPORT.AL

You may also like