Hidhet shorti për kualifikueset e Euro 2024, Shqipëria “pëshkon” sërish Poloninë, Kosova përballë Zvicrës

by admin
Spread the love

Është hedhur në Frankfurt të Gjermanisë shorti për kualifikueset e Euro2024, ku goglat kanë rezervuar mjaft grupe interesante. Kombëtarja jonë bën pjesë në grupin E së bashku me Poloninë, Çekinë, Ishujt Faraoe dhe Moldavinë.

Kosova ndërkohë që ishte pjesë e vazos së katërt do të bëjë pjesë në grupin I. Dardanët do të kenë përballë Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.

Nuk kanë munguar edhe grupet e ferrit ku në grupi C do të marrin pjesë Anglia, Italia, Ukraina, Maqedonia e Veriut dhe Malta. Grup i vështirë edhe grupi B që do të vendosë përballë Holandën, Francën, Irlandën, Greqinë dhe Gjibraltarin.

Foto: UEFA, Twitter

You may also like