Hidhet shorti i Ligue 1, PSG e nis në transfertë përballë Clermont

by admin
Spread the love

Është hedhur ditën e sotme edhe shorti për kampionatin francez të futbollit për sezonin 2022-2023. Kështu, goglat kanë ndarë edhe ndeshjet e para që do të zhvillohen ndërsa janë publikuar edhe datat kur do të startojë gjithçka.

Ligue 1 do të fillojë më 5 gusht, ndërsa fundi i kampionatit është programuar më 3 qershor.

Për sa i përket javës së parë, kampionët e Paris Saint-Germain do të nisin kampiontin përballë Clermont në transfertë.

Sfidat e javës së parë janë:

Angers SCO – FC Nantes

Clermont Foot 63 – Paris Saint-Germain

LOSC Lille – AJ Auxerre

Montpellier Hérault SC – ESTAC Troyes

Olympique Lyonnais – AC Ajaccio

Olympique de Marseille – Stade de Reims

RC Lens – Stade Brestois 29

RC Strasbourg Alsace – AS Monaco

Stade Rennais FC – FC Lorient

Toulouse FC – OGC Nice

Foto: PSG – Paris Saint-Germain, Facebook

You may also like