Hidhet shorti i Kupës së Shqipërisë, ja përballjet në gjysmëfinale

by admin
Spread the love

Është hedhur paraditen e të martës shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, aty ku Vllaznia, Egnatia, Tirana dhe Kukësi janë skuadrat e mbetura ende në garë për të ngritur lart trofeun e dytë më të rëndësishëm në vend.

Në fazën gjysmëfinale Kukësi do të përballet me Tiranën, me sfidën e parë që do të zhvillohet në “Kukës Arena”, ndërsa Egnatia do të përballet me Vllazninë, me ndeshjen e parë që do të luhet në Rrogozhinë.

Sfidat e para gjysmëfinale do të luhen më 3 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit tri javë më vonë, më 24 prill, për të kulmuar më pas me finalen e madhe. /Supersport


Top Channel

You may also like