Hidhet shorti i “Katar 2022”, Gjermania e Spanja në të njëjtin grup

by admin
Spread the love

Është hedhur shorti për Kupën e Botës, “Katar 2022”, në Doha. Janë zbuluar kështu si do të grupohen 29 ekipet e kualifikuara deri tani në Kupën e Botës në pritje edhe të tre ekipeve të fundit që ende nuk janë kualifikuar.

Ashtu si pritej, goglat kanë rezervuar sfida shumë interesante dhe të forta, ku Grupi E do të vendosë përballë Spanjën me Gjermaninë . Pikërisht në këtë grup do të bëjnë pjesë edhe Japonia dhe fituesi i “play off” midis Zelandës së Re dhe Kosta Rikës.

Grupi A sakaq do të përbëhet nga Katari që është edhe vendi pritës i këtij kompeticioni, së bashku me Holandën, Senegalin dhe Ekuadorin.

Në grupin B Anglia si favoritja kryesore do të bëjë pjesë së bashku me SHBA-në, Iranin dhe fituesin e “play off” në Europë. Në këtë përballje do të jetë Uellsi që do të përballet me fituesin e Skoci-Ukrainë për një vend në grupin B.

Në grupin C Argjentina e Messit do të jetë bashkë me Meksikën, Poloninë dhe Arabinë Saudite.

Kampionia në fuqi, Franca bënë pjesë në grupin D së bashku me Danimarkën, Tunizinë dhe fituesen e “play off” të parë. Në këtë “play off” fituesi i Australi-Emiratet e Bashkuara Arabe do të përballen me Perunë për një vend në këtë grup.

Grupi F do të përbëhet nga Belgjika, Kroacia, Maroku dhe Kanadaja.

Grupi G për Brazilin së bashku me Zvicrën, Serbinë dhe Kamerunin, ndërsa në grupin H, do të bëjnë pjesë Portugalia, Uruguai, Korea e Jugut dhe Gana.

Për sa i përket Kupës së Botës “Katar 2022”, kompeticioni do të luhet për herë të parë në dimër.  Ai do të startojë më 21 nëntor dhe do të përfundojë më 17 dhjetor me finalen e madhe. /oversport.tv

Foto: FIFA World Cup, Twitter

You may also like