Heroi i Atletikos përballë Interit, Oblak: Penalltitë janë fat, nëse i gjuajnë në mënyrë perfekte…

by admin
Spread the love

Jan Oblak ishte heroi i Atletiko Madrid në ndeshjen me eliminim direkt ndaj Interit, pasi priti dy penallti dhe i mundësoi skuadrës së tij të kalonte në çerekfinalet e turneut.. Portieri ishte shumë i lumtur për këtë arritje, por pranoi se gjuajtjet nga pak e bardhë ishin edhe pak fat.

“Ambienti ishte fantastik, si gjithmonë në fushë tonë. Tifozët nuk gabojnë kurrë, ne mund të gabojmë, por ata kurrë. Sot ishin vendimtarë, na kanë ndihmuar shumë. Sot mund të shkojnë të gjithë të lumtur në shtëpi.

Sot kemi bërë një ndeshje të madhe, ishim mirë. Në përgjithësi bëjmë ndeshje spektakolare, por herë pas here na shfaqet një ndeshje që na dëmton shumë dhe duhet të përmirësohemi në këtë aspekt. E kuptoj që njerëzit janë të zhgënjyer për këtë.

Penalltitë? Gjuajtjet gjithmonë them që në fund është pak fat, pasi duhet të zgjedhësh anën e duhur, të ndalësh topin… nëse lojtari e gjuan në mënyrë perfekte, është e pamundur që ta ndalësh. Sot munda të ndal dy.

Kemi dhënë gjithçka në fushë, kemi dhënë shpirtin në fushë, Të shohim tashmë nëse mund t’i japim kënaqësi tifozëve dhe të fitojmë diçka në këtë sezon”, tha portieri sllovak i Atletiko Madrid.

PANORAMASPORT.AL

You may also like