Hernandez: Bëmë gjithçka, ndaj Milanit të gjithë luajnë fort e vonojnë lojën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Theo Hernandez është zgjedhur njeriu i ndeshjes kundër Torinos. Francezi gjithsesi nuk ka çfarë feston, pasi Milani barazoi në transfertë

Për DAZN anësori i krahut të majtë deklaroi: “Bëmë gjithçka, por nuk ia dolëm të fitojmë. Së shpejti kemi një tjetër ndeshje, që duhet ta fitojmë.

Këto janë ndeshje të vështira. Jemi Milani dhe ata duan të bëjnë më të mirën kundër Milanit. Vonojnë gjithë kohës lojën, kështu që nuk është e lehtë të luash. Kemi një ndeshje tjetër javën e ardshme dhe duhet ta fitojmë.

Duhet të japim gjithçka për t’i fituar të gjitha ndeshjet. Dy rezultatet e fundit nuk janë të mirë, por duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës”. / oversport.tv

You may also like