Hera e dytë më keq? Ekspertët: Kush kaloi Omicronin, pasoja për vite të tëra!

by admin
Spread the love

U duk se ishte një variant i zbutur i Covid 19-tës, por një studim i fundit i kryer mbi 10 mijë amerikanë tregoi se rreth 10% e pacientëve të prekur nga Omicron kanë vazhduar të vuajnë pasojat për një kohë të gjatë pas infektimit.

Ky vlerësim në vetvete është më i ulët se ai gjatë pandemisë, megjithatë ai dëshmon se të paktën 1 në 10 persona nuk e marrin vetën aq lehtë nga sëmundja. Gjetjet e para nga studimi i Institutit Kombëtar të Shëndetit evidentuan dhjetëra simptoma për pacientët që vuajnë nga i ashtuquajturi ‘COVID-i i gjatë’, një term që kategorizon dobësimin e gjendjes shëndetësore e që mund të zgjasë për muaj, apo edhe për vite të tëra.

Ato përfshijnë lodhjen, mungesën e  përqendrimit, marrje mendsh, probleme të sistemit tretës, rrahje të shpeshta zemre, humbje të nuhatjes apo shijes, kollë kronike, dhimbje gjoksi,  përkeqësimin e simptomave pas aktivitetit fizik . Miliona persona në mbarë botën kanë kaluar COVID-in me pasoja afatgjata, me dhjetëra simptoma të ndryshme duke përfshirë lodhjen dhe mungesën e përqendrimit dhe të kthjelltësisë mendore.

Shkencëtarët ende nuk e dinë se çfarë e shkakton atë, pse godet vetëm disa njerëz, si ta trajtojnë, apo edhe si ta diagnostikojnë atë më mirë. Nën variantet e Omicronit sakaq, vazhdojnë të përhapen.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like