Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

by admin
Spread the love

Në ditët pas Krishtlindjeve, Hëna e Plotë e Dhjetorit na fton të kujdesemi për veten dhe marrëdhëniet tona me të dashurit tanë.

Lexoni më poshtë shenjat që preken më shumë:

Dashi

Nuk ka vend më të mirë se shtëpia për pushime. Megjithatë, kjo Hënë mund të shkaktojë trazira të vogla dhe tensione emocionale rreth një çështjeje familjare këto ditë. Disa prej jush mund të kenë lajme të papritura që do t’ju detyrojnë të ndryshoni mënyrën se si trajtoni një çështje familjare ose pronësore. Mund t’ju duhet të ndërhyni për të ndihmuar një të afërm kur gjërat bëhen pak të vështira. Ju duhet të tregoni forcë dhe ndoshta të ndryshoni pak atmosferën.

Gaforrja

Çdo fazë e Hënës ndikon tek ju. Kjo Hënë e Plotë nuk do lërë pa prekur dhe Gaforret. Do jetë një pikë kryesore në jetën tuaj pasi do ketë pak “luftë” në një marrëdhënie. Ju përcaktoni qartë pozicionin tuaj, por nëse doni mendimin e një personi të afërt mos hezitoni. Mbase do gjeni zgjidhjen që ju nevojitet.

Peshorja

Kjo fazë e Hënës do të ndikojë më shumë në biznesin tuaj. Si rezultat, edhe jeta juaj personale do të përjetojë disa turbulenca. Veproni me qetësi edhe në një situatë të tillë.

Bricjapi

Ashtu si Gaforrja, edhe ju jeni shumë të prekur nga Hëna e Plotë e Dhjetorit, pasi është në boshtin e shenjave tuaja. Këto ditë mund të vini në dyshim marrëdhëniet tuaja. Këto të fundit ose do shkojnë në nivel tjetër ose do shkatërrohen plotësisht. Megjithatë mos lejoni tensionin të dominojë tek ju, përndryshe do humbisni gjëra të rëndësishme./tvklan.al

You may also like