HELSINKI – Zelensky hedh poshtë pretendimet për sulmet me dronë në Kremlin

by admin
Spread the love

KIEV, 3 maj /ATSH-DPA/ – Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka fajësuar Rusinë për trillimin e sulmit të supozuar me dronë në Kremlin.

“Ne nuk sulmojmë Putin apo Moskën, ne luftojmë në territorin tonë, ne po mbrojmë fshatrat dhe qytetet tona”, tha Zelensky gjatë një konference për shtyp sot në Helsinki.

Udhëheqësi ukrainas shtoi se Kremlini po përdorte historinë për të motivuar ushtarët e tij që të vazhdonin luftën e tij kundër Kievit.

Videot e një sulmi të supozuar me dronë në Kremlin ishin shfaqur gjatë gjithë natës.

Moska e kishte përshkruar atë si një “tentativë për vrasje” ndaj presidentit rus, Vladimir Putin.

Pretendimet e Moskës nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur. //a.i./

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakRama: Në 14 maj demokratët të vijnë me ne, të vazhdojmë përpara

You may also like