HELSINKI – Finlanda shkon në balotazh presidencial

by admin
Spread the love



HELSINKI, 29 janar /ATSH-DPA/ – Zgjedhjet presidenciale të Finlandës u drejtuan në një raund të dytë pasi asnjë nga nëntë kandidatët në votimin e së dielës nuk mori më shumë se 50% të votave të hedhura.

Pas 12 vitesh nën udhëheqjen e presidentit popullor Sauli Niinistö, pasardhësi i tij tani do të vendoset më 11 shkurt, kur dy fituesit kryesorë do të përballen me njeri-tjetrin.

Pas numërimit të votave, ish-kryeministri konservator Alexander Stubb kryesoi me 28,3% i ndjekur nga Pekka Haavisto i Partisë së Gjelbër, ish-ministër i Jashtëm me 25,8%.

Kryetari i parlamentit Jussi Halla-aho dhe ish komisioneri i BE-së, Olli Rehn dolën shumë prapa me rreth 16% të votave secili.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakRama: Pamje plot energji nga pista e skive në Dardhë


You may also like