Hellas Verona zgjedh trajnerin e ri, Zaffaroni do të jetë “tutori” i Bocchettit

by admin
Spread the love

Hellas Verona ka zgjedhur trajerin e ri që do të bëjë “tutorin” e Salvatore Bocchettit në krye të stolit. Bëhet fjalë për Marco Zaffaroni i cili është zyrtarizuar si trajneri i ri i klubit veronez dhe do të bashkëpunojë me trajnerin aktual Bocchettin, pasi ky i fundit ende nuk ka liçensën UEFA Pro që të ketë mundësi të trajnoj një ekip në Serie A.

Më parë Boccheti ka punuar nën mbikëqyrjen e shqiptarit Dritan Dervishi, i cili është i pajisur me liçensën e nevojshme për të qenë në krye të një klubi në Serie A. Tashmë do të jetë Marco Zaffaroni ai që do të mbajë titullin si trajner i Hellas Veronës.

Verona është duke kaluar një sezon të dobët në Serie A dhe rrezikon seriozisht rënien nga kategoria pasi ndodhet në vendin e fundit në kuotën e 5 pikëve, pas 15 ndeshjeve të zhvilluara. Zaffaroni më parë ka trajnuer ekipe si Monza, Chievo apo Cosenza. /oversport.tv

Foto: hellasverona.it

You may also like