Helikopteri bie në autostradën e mbushur me trafik në Spanjë, duke lënë 3 të plagosur

by admin
Spread the love

Një helikopter është rrëzuar sot mbi një autostradë të mbushur me trafik në Spanjë pasi u godit papritur nga rryma të forta erërash, njoftonin autoritetet.

Zyrtarët thanë se helikopteri u rrëzua mbi autostradën M40 pranë kryeqytetit Madrid pak pas ngritjes, duke lënë vetëm tre të plagosur.

Dy persona kishte në bordin e helikopterit, një prej të cilëve doli nga mjeti në këmbë pas rrëzimit, ndërsa tjetri u shpëtua nga zjarrfikësit, tha një zëdhënës i emergjencave.

Por të dy ata u plagosën nga përplasja, së bashku me shoferin e një automjeti në tokë që u godit nga helikopteri, thanë shërbimet e emergjencës.

Një nga të mbijetuarit e përplasjes kishte një plagë të lehtë në kokë, ndërsa tjetri kishte thyerje në këmbë, thanë zëdhënësit.

Megjithë faktin se mjeti ajror ra në një autostradë të mbushur me trafik, nuk ka raportime për viktima.

Aksidenti duket se ka lidhje me erëra të forta në zonë që kishin destabilizuar fluturaken.

Raportimet vendase thonin se helikopteri merrte pjesë në një ekzibicion të mjeteve ajrore të quajtur European Rotors në qendrën e panaireve IFEMA në Madrid’.

Në faqen e saj të internetit thuhej: “Helikopteri Enstrom 280FX Shark me numër regjistrimi F-HPUX i cili merrte pjesë në panairin European Rotors është përplasur në autostradën M40 në Madrid pak pas ngritjes”.

“Për momentin nuk duhen ende shkaqet, pasojat apo lëndimet e mundshme”, shtohej në njoftim.