Haxhinjtë e Kumanovës mbesin rrugëve të Mekës: “Turp për Bashkësinë Fetare Islame”

by admin
Spread the love

Besimtarët myslimanë lëshuan gurë ndaj kolonave që simbolizojnë ‘Të Keqen’ në ditët e fundit të pelegrinazhit të Haxhit në Arabinë Saudite. Pelegrinazhi masiv i këtij viti ka tërhequr më shumë se 1.8 milionë myslimanë nga e gjithë bota e në mesin e tyre kishte edhe shqiptarë nga Maqedonia e Veriut.

Këta të fundit, sipas një video të publikuar në rrjete sociale, kanë mbetur rrugëve të Mekës.

“Haxhit e Kumanovës nën mëshirën e Allahut, pas gjuajtjes së gurëve kanë mbetur rrugëve të Mekës. TURP për BFI”, thuhet në një video derisa shihen disa haxhilerë të ulur buzë rrugës e që ankohen që kanë mbetur pa përkujdesje.

You may also like