Haxhijaj para Asamblesë së KOK-ut: Shpresoj se delegatët do të ndalin shkatërrimin e federatave

by admin
Spread the love

Nesër do të mbahet Asambleja e Përgjithshme Vjetore e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Asambleja mbahet në Hotel “Emerald” në Prishtinë.

Në asamble do të diskutohen shumë pika, por ndër pikat pritet të jetë edhe ajo për dy federatat sportive, notin dhe taekwondon.

Ish sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Shasivar Haxhijaj, tha se nesër do të kërkojnë që të ndalet shkatërrimi i federatave.

“Por pikat me rëndësi do të jenë pa dyshim problemet e shkaktuara nga KOK për Federatën e Notit të Kosovës dhe Federatën e Taekwondos.

Shpresoj se delegatët do të ndalin parregullsitë dhe shkatërrimin e federatave të Kosovës”, thotë Haxhijaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.

You may also like