Havertz zgjidhet “Lojtari i Muajit” nga Arsenali për muajin nëntor

by admin
Spread the love

Kai Havertz është emëruar “Lojtari i Muajit” nga Arsenali për muajin nëntorin pasi doli i pari në sondazhin e tifozëve.

Havertz është përzgjedhur nga 65 për qind e tifozëve të Arsenalit, përpara bashkëlojtarëve Bukayo Sakas, Villiam Salibas dhe LEandro Trossardit.

Nëntori rezultoi i paharrueshëm për gjermanin, i cili nga stoli shënoi golin fitues në minutën e 89-të kundër Brentfordit, e që ishte goli i tij i dytë për klubin pas kalimit të tij nga Chelsea.

Havertz më pas vazhdoi duke shënuar golin e parë në fitoren 6-0 ndaj Lens disa ditë më vonë, ndërsa ai luajti 90 minutat e plota për të na ndihmuar të vulosim vendin e parë në grupin tonë të Ligës së Kampionëve.

Ai është lojtari i katërt i ndryshëm që fiton çmimin mujor te Arsenali deri më tani këtë sezon, së bashku me Declan Rice, Bukayo Saka dhe Takehiro Tomiyasu.

You may also like