Harta kineze që ka nxehur Indinë – Shqip

by admin
Spread the love

Rrjetet indiane të lajmeve po ankohen se një hartë e publikuar nga autoritetet kineze tregon Arunachal Pradesh dhe Pllajën Aksai Chin si territor kinez.

“Këto pretendime nuk kanë asnjë bazë,” tha zëdhënësi i ministrisë së jashtme indiane Arindam Bagchi. Ai nënvizoi se me lëvizje të tilla, Kina “e bën të vështirë zgjidhjen e mosmarrëveshjeve kufitare”.

Ministri i Jashtëm indian S Jaishankar e quajti pretendimin e Kinës “të pabazë”. “Kina ka publikuar në të kaluarën harta që pretendojnë zona që i përkasin vendeve të tjera. Kjo nuk është asgjë e re prej tyre,” komentoi ai në një intervistë televizive. India proteston pas bisedimeve mes Narendra Modi dhe presidentit kinez Xi Jinping. Një zyrtar indian thotë se të dyja palët kanë rënë dakord për më shumë bashkëpunim në kufirin e diskutueshëm.

India ka reaguar ashpër ndaj përpjekjeve të Kinës për të pretenduar territorin indian. Kufiri midis dy vendeve, 3,440 km në Himalaje, është i diskutueshëm dhe i përcaktuar keq. Ka përplasje të shpeshta mes ushtarakëve të dy vendeve, si në dhjetor në qytetin Tawang. Kina pretendon Arunachal Pradesh si të sajën, gjë që India e refuzon.

Në prill, India u përgjigj në përpjekjen e Kinës për të ndryshuar emrin e 11 distrikteve në Arunachal Pradesh, duke nënvizuar pozicionin e saj të panegociueshëm. Vitet e fundit, marrëdhëniet Indi-Kinë kanë qenë të tensionuara, me incidentin më të rëndë që ishte një përplasje vdekjeprurëse në 2020 në Luginën Galwan. /tesheshi.com/

You may also like