“Harroj që është i vogël” Bora publikon bisedën qesharake me Arborin

by admin
Spread the love

Bora Zemani ka folur jo pak herë lidhur me marrëdhënien e ngushtë që ka me të birin e saj, Arborin si dhe për dashurinë që i falin njeri-tjetrit.

Kështu, ditën e sotme moderatorja ka publikuar në ‘story’ të llogarisë së saj në “Instagram” një bisedë shumë të këndshme me djalin e saj, që e ka shoqëruar me nota humoristike.

Gjatë bisedës, mami Bora po i fliste të birit të saj në mënyrë të zakonshme e me shkurtime, duke “harruar” që ai ende nuk mund t’i kuptojë këto fjalë.

“Bori”- i ka shkruar ajo.

“Po”- është përgjigjur vogëlushi

“Thuaj pupit të hapi tel”

“Ca the? Tel”

“Telefonin”- sqaroi Bora.

Moderatorja e “Për’puthen” e ka publikuar bisedën dhe mbi të ka shkruar:

“Një bisedë me Arborin… Harron mami që biri është i vogël akoma e nuk mund t’i shkruaj me shkurtime.”


You may also like