Haradinaj pas tërmetit në Turqi: I propozoj Qeverisë ndarjen e një fondi emergjent për ofrimin e ndihmave të nevojshme

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur i prekur nga ngjarjet tragjike pas tërmetit të fuqishëm që goditi sot Turqinë.

Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj i ka propozuar Qeverisë ndarjen e një fondi emergjent për ofrimin e ndihmave të nevojshme humanitare.

“I prekur thellë nga ngjarjet tragjike pas tërmetit të fuqishëm që goditi sot Turqinë. Mendimet tona janë me familjet e viktimave dhe të plagosurit. Në këto rrethana të vështira për popullin e Turqisë, lutemi që kjo gjendje të kalojë me sa më pak viktima dhe me sa më pak dëme! I propozoj Qeverisë së Kosovës ndarjen e një fondi emergjent për ofrimin e ndihmave të nevojshme humanitare dhe ofrimin e ndihmës së njësive operacionale nga FSK-ja”, ka shkruar Haradinaj.

 

 

You may also like