Hapet tregu i punës në Ballkanin e Hapur – Shqip

by admin
Spread the love

Procedura më të thjeshta punësimi në Shqipëri, Serbi dhe RMV

Ministri i Punës në Serbi, Nikola Selakoviç ka deklaruar se kjo e shtunë nis që të funksionojë tregu i hapur i punës mes shteteve pjese e Ballkanit të Hapur Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas Selakoviç, kjo nismë  do t’u mundësojë qytetarëve shqiptarë, serbë dhe maqedonas që të punësohen lirisht në secilin prej ketyre tre shteteve pa hasur në burokraci.

“Ballkani i hapur do t’u mundësojë vendeve tona integrimin e tregut ekonomik, si dhe lëvizjen më të lehtë të fuqisë punëtore, mallrave, njerëzve dhe kapitalit. Qarkullimi i fuqisë punëtore është shumë i rëndësishëm për Serbinë”.

Punëkërkuesit do të marrin tani leje pune sipas procedurave më të thjeshtuara.

“Kjo do të mundësojë rritjen e investimeve të reja të huaja në këto tre shtete. Ne do të thyejmë barrierat për vendosjen e përbashkët të mallrave në tregun e madh evropian. Këtë vit do të kemi panairin e dytë të verës. Të gjithë këto janë shembuj të mirë të praktikës së veprimit të përbashkët që duhet të ndjekim në të gjitha fushat e ekonomisë”.

Ndërkaq në autostradat e Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut në kuadër të Ballkanit të Hapur ka nisur nga funksionimi sistemi i ri për pagesën elektronike të rrugës nga drejtuesit e automjeteve.

Gjithsesi korniza institucionale e nismës Ballkani i Hapur siç është sekretariati ende nuk është krijuar.

Mediat serbe citojnë Kryeministrin Rama se Ballkani i Hapur e ka kryer misionin për të cilin lindi për ta shtyrë përpara Procesin e Berlinit.

Klan News

You may also like